Kurti: Shën Nënë Tereza ishte një grua e madhe e dalë nga një komb relativisht i vogël

spot_imgspot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se edhe tri dekada pas vdekjes së saj, jeta dhe vepra e Nënë Terezës vazhdojnë të ofrojnë mësime për dashurinë, paqen, humanizmin dhe bamirësinë.

“Shën Nënë Tereza ishte një grua e madhe e dalë nga një komb relativisht i vogël, që ia kushtoi jetën njerëzimit dhe u bë simbol universal i humanizmit, solidaritetit dhe dashurisë për tjetrin”, shkroi Kurti.

Sipas tij, vepra përmban dëshmi, dokumente, letra dhe fotografi që e paraqesin rrugëtimin e Gonxhe Bojaxhiut nga familja e saj shqiptare në Shkup deri në shndërrimin e saj në një figurë universale.

“Siç e kam theksuar edhe në parathënie: ajo u shndërrua në urë, jo në mur”, shtoi ai.

Kurti i falënderoi autorët për kontributin, duke thënë se vepra pasuron kujtesën dhe dokumentimin e jetës së një prej figurave më të ndritura që shqiptarët i kanë dhuruar botës.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img