Moti gjatë ditës së shtunë në Kosovë pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe me diell, me vranësira të herëpashershme.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 16°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 33°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
Në Shqipëri gjatë ditës së shtunë, vendi do të dominohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i kthjellët. Pjesa më e madhe e territorit do të shoqërohet me intervale të gjata me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23°C deri në 34°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
(Unaza Online)



