Ja si pritet të jetë moti sot në Kosovë dhe Shqipëri

spot_imgspot_img

E premtja në Kosovë pritet të sjellë mot kryesisht të kthjellët, me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 16°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 27°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

Gjatë ditës së premte në Shqipëri, moti do të karakterizohet nga alternime të kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat herë pas here do të shfaqen më të theksuara, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22°C deri në 34°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img