Abdixhiku: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve pasi gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sejdiun për president

spot_imgspot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se gjashtë deputetë të LDK-së kanë kundërshtuar kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku tha se nuk ka unanimitet brenda grupit për kandidaturën e Sejdiut, ndonëse Kryesia e partisë e kishte miratuar atë unanimisht.

“Bekim Sejdiu njihej si rugovist i jashtëzakonshëm, si njeri që ka punuar me dinjitet. Në mënyrë unanime e gjithë Kryesia votoi për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut”, tha Abdixhiku.

Ai tregoi se pas vendimit të Kryesisë, deputetëve të LDK-së u është bërë thirrje që ta mbështesin kandidaturën e Sejdiut, por gjashtë prej tyre kanë dalë kundër.

“Me keqardhje të madhe, 6 deputetë të LDK-së kanë vendosur kundër vendimit. Në këtë fazë mendoj se i bëjnë dëm të gjithë procesit dhe në këtë mënyrë e dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, zgjedhjet e reja do të kishin pasoja për vendin.

Abdixhiku la të kuptohet se kundërshtimi nuk lidhet domosdoshmërisht me figurën e Sejdiut, por me vetë marrëveshjen dhe procesin politik.

“Në këtë fazë deklarimi është për figurën. Kam përshtypje se çdo emër që do të sillnim do të kishim një reagim të tillë”, tha ai.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img