Tre mjekë nën hetim për vdekjen e 36-vjeçares shtatzënë

spot_imgspot_img

Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit janë vënë nën hetim lidhur me vdekjen e një 36-vjeçareje shtatzënë, e cila ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës.

Bëhet fjalë për dy kirurgë dhe një mjek reanimator, të cilët po hetohen për rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit”, njofton policia.

Sipas Policisë, 36-vjeçarja, e cila ndodhej në muajin e shtatë të shtatzënisë, është ekzaminuar nga tre mjekët në maternitetin e Pogradecit. Gjatë rrugës drejt Tiranës, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Për shkak të gjendjes së rënduar, ajo u dërgua menjëherë në maternitetin e Elbasanit, ku edhe humbi jetën.
(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img