Sot nis zyrtarisht viti i ri shkollor 2026/2027 në Kosovë. Pas pushimeve verore, mijëra nxënës në të gjithë vendin rikthehen në bankat shkollore, ndërsa mësimdhënësit dhe institucionet arsimore kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e procesit mësimor.
Fillimi i vitit shkollor shënon një ditë të veçantë sidomos për nxënësit e klasave të para, të cilët për herë të parë ulen në bankat e shkollës, por edhe për nxënësit e tjerë që rikthehen pas pushimeve verore.
Në shumë shkolla, dita e parë shoqërohet me aktivitete mirëseardhëse dhe urime për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, me synimin që viti i ri shkollor të nisë mbarë dhe të sjellë rezultate sa më të mira.
(Unaza Online)



