Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare. Pas goditjeve amerikane ndaj pozicioneve iraniane pranë ngushticës së Hormuzit dhe kundërpërgjigjes së Iranit, investitorët po përballen me një pasiguri të re gjeopolitike dhe ekonomike, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Çmimi i naftës Brent u rrit mbi 90 dollarë për fuçi, ndërsa bursat europiane dhe aziatike shënuan rënie. Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit, ndaj çdo pengesë në qarkullimin detar mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në çmimet e energjisë dhe inflacionin.
Situata po ndiqet me shqetësim nga tregjet, ndërsa investitorët presin sinjale të reja nga bankat qendrore dhe qeveritë. Përshkallëzimi i konfliktit mund të ndikojë jo vetëm në energji, por edhe në transportin ndërkombëtar dhe ekonominë globale.
(Unaza Online)



