Moti në Kosovë gjatë fillimit të javës pritet të jetë kryesisht i nxehtë, me intervale me diell dhe vranësira. Megjithatë, nga e marta dhe e mërkura nuk përjashtohen reshjet lokale të shiut.
Të hënën, në Kosovë parashihet mot i nxehtë, me diell dhe vranësira të herëpashershme. Pjesa më e madhe e ditës pritet të kalojë pa reshje.
Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat mund të zhvillohen duke sjellë ndonjë rigë apo rrebesh shiu në zona të caktuara.
Moti të mërkurën do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë pasdites do të ketë mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara me bubullima dhe shkarkime rrufesh.
Moti të hënën në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare dhe kalimtare në relievet kodrinore-malore të vendit, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në zonat malore priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, veçanërisht gjatë mesditës dhe pasdites. Gjithashtu, do të ketë prezencë të lartë të grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.
Ditën e martë pritet të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta.
Të mërkurën parashikohet mot me diell, ndërsa gjatë pasdites priten vranësira.
(Unaza Online)



