Prodhuesi kinez Geely Auto prezantoi më 28 gusht një paketë të re teknologjish të bazuara në inteligjencën artificiale, të projektuara për automjetet që lëvizin edhe në terrene të vështira. Teknologjia do të debutojë në modelin e ri Geely Zhanjian 700.
Sistemi synon të kombinojë aftësinë për të kaluar terrene të vështira me një drejtim më të rehatshëm në përdorimin e përditshëm. Kjo tregon një prirje të re në industrinë automobilistike: AI nuk po përdoret vetëm për asistencën e shoferit, por gjithnjë e më shumë edhe për kontrollin dhe përshtatjen e automjetit me kushtet e rrugës.
(Unaza Online)



