Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira

spot_imgspot_img

Të premten, moti në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe vranësira. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shtohen, duke krijuar mundësi për rrebeshe të izoluara shiu në viset malore, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 21°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 34°C gjatë pasdites.

Gjatë mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

Të premten, moti në Shqipëri do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, veçanërisht në zonat malore të lindjes së vendit.

Nga mesdita deri në orët e pasdites, në këto zona mund të ketë reshje të dobëta dhe të herëpashershme shiu, të lidhura me zhvillimin e vranësirave.

Në pjesën tjetër të territorit, kushtet atmosferike do të mbeten përgjithësisht të qëndrueshme dhe pa reshje.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img