Ja kur do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit

spot_imgspot_img

Seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit do të mbahet më 7 shtator, në orën 09:30.

Sheholli po përballet me aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale, për veprat penale spiunazh dhe shantazh.

Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Shërbimin Informativ dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA), ndërsa në një rast tjetër akuzohet për shantazh ndaj një biznesmeni.

Në aktakuzë pretendohet se Sheholli, nga një periudhë e pacaktuar deri më 9 tetor 2025, ka vepruar si person i rekrutuar nga BIA dhe sipas udhëzimeve të zyrtarit të këtij shërbimi, Bojan Dimiç.

Prokuroria pretendon se gjatë kësaj periudhe ai ka mbledhur dhe përcjellë informacione e dokumente lidhur me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve në Kosovë.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img