Adriana Matoshi: Milo, bleje një sapun edhe për vete se shpejt do i bashkangjitesh Shehollit

spot_imgspot_img

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar në mënyrë ironike në Facebook ndaj zhvillimeve të fundit rreth aktakuzës për spiunazh kundër Fatmir Shehollit, duke ia kushtuar postimin gazetarit Milaim Zeka, i cili përmendet në dosjen e Prokurorisë Speciale.

Postimi mban nënshkrimin ironik “Milo, bleje nje sapun edhe per veti se qaty shpejte ki me ju bashkangjite”, duke aluduar se edhe vetë Zeka mund të përfundojë i përfshirë më thellë në hetime.

Reagimi i deputetes vjen në kontekstin e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Fatmir Shehollit, ku Milaim Zeka përmendet si personi që publikoi materiale audio dhe transkripte të pretenduara si pjesë e një plani të BIA-s serbe.

Sipas asaj çka kanë zbardhur mediat kosovare, zbatimi i planit dyshohet se nisi më 30 shtator 2025, kur në profilin “Pa Rrotlla” të Zekës u publikua një paralajmërim për incizime të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, materiale që sipas Prokurorisë ishin siguruar nga Sheholli në bashkëpunim me zyrtarin e BIA-s, Bojan Dimiq.

Aktakuza pretendon se materialet synonin komprometimin e ministrit Nenad Rashiq, vetëm ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, dhe se Zeka dyshohet se ka marrë 1 mijë euro për publikimin e tyre.

Vetë Zeka, i pyetur për këtë, ka mohuar versionin e Prokurorisë duke thënë se paratë ishin për përkthim dhe se ia kishte kthyer Shehollit para se ky i fundit të arrestohej, pasi përkthyesi nuk kishte pranuar pagesën.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img