Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë paralajmëruar hyrjen në grevë nga 1 shtatori, për shkak të mos ekzekutimit të pagesave për muajin korrik.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi.
Sipas njoftimit, pas diskutimeve me kryetarët e shoqatave është arritur marrëveshje që, nëse pagat e punëtorëve nuk ekzekutohen në llogaritë e tyre bankare deri më 31 gusht 2026, nga 1 shtatori do të nisë greva.
Punëtorët teknikë kërkojnë që pagesat e vonuara të ekzekutohen para këtij afati, në të kundërtën kanë paralajmëruar ndërprerjen e punës.
(Unaza Online)



