Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar

spot_imgspot_img

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së shtunës në Bardhosh të Prishtinës, ku një grua 56-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar në oborrin e shtëpisë.

Viktima është Fiknete Selmani, 56 vjeçare.

Rasti është raportuar më 22 gusht, rreth orës 15:20, në rrugën “Skënderbeu”, çka ka aktivizuar menjëherë Policinë, Zjarrfikësit dhe Emergjencën.

Pas mbërritjes në vendngjarje, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për nxjerrjen e gruas nga bunari.

Pas disa minutash, ata kanë arritur ta nxjerrin trupin, por fatkeqësisht për 56-vjeçaren ishte tepër vonë. Ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e saj në vend.

Në kuadër të veprimeve të para hetimore, Policia ka intervistuar bashkëshortin e viktimës dhe një familjar tjetër për të siguruar informacione mbi rrethanat që mund t’i kenë paraprirë ngjarjes.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit është iniciuar “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i cili pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Rrethanat se si 56-vjeçarja ka përfunduar në pus nuk janë sqaruar në informacionet fillestare, ndaj kjo pjesë mbetet objekt i hetimeve.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img