Kosovë
E shtuna pritet të sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë në Kosovë, me intervale të gjata me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës. Vranësira kalimtare mund të shfaqen kryesisht në zonat malore, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa pjesë të vendit mund të zhvillohen rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.
Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 20°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 34°C.
Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezatimit të fortë diellor, gjatë mesditës indeksi UV pritet të jetë i lartë. Rekomandohet shmangia e qëndrimit të gjatë në diell, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta, si dhe përdorimi i kremit mbrojtës, kapelës dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.
Shqipëri
Edhe Shqipëria do të përfshihet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i nxehtë. Pjesa më e madhe e territorit do të ketë periudha të gjata me diell, ndërsa vranësira të herëpashershme priten kryesisht në zonat malore.
Në veri dhe lindje, veçanërisht përgjatë relievit malor, nuk përjashtohen reshje të dobëta dhe të izoluara shiu gjatë ditës. Në pjesën tjetër të territorit pritet mot kryesisht i thatë.
Temperaturat do të shënojnë vlera të larta, me minimale rreth 24°C dhe maksimale deri në 35°C.
Edhe në Shqipëri, gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj qytetarët këshillohen të kufizojnë ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj diellit dhe të përdorin masa mbrojtëse.
(Unaza Online)



