♈ Dashi
Do të jeni në humor shumë të mirë gjatë gjithë kësaj dite dhe do të bëni gjithçka për ta mbajtur sa më pranë partnerin. Emocionet do të jenë të forta dhe të njëpasnjëshme. Beqarët do të kenë mundësi kryesisht për aventura kalimtare, pa shumë gjasa për diçka më serioze. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi do ta keni të vështirë t’i frenoni shpenzimet dhe mund të harxhoni shuma të konsiderueshme.
♉ Demi
Kjo e shtunë premton lumturi për ata që janë në një lidhje. Kënaqësitë dhe emocionet do të jenë të shumta, ndërsa marrëdhënia me partnerin do të bëhet edhe më e ngrohtë. Beqarët do të jenë me fat dhe mund të përjetojnë momente që do t’i qetësojnë emocionalisht. Financat pritet të përmirësohen ndjeshëm, duke ju dhënë mundësi të mendoni edhe për ndonjë investim.
♊ Binjakët
Merkuri do të ketë ndikim të fortë në jetën tuaj sentimentale dhe do t’ju nxisë të largoni rutinën. Eksperiencat e reja mund t’i japin më shumë gjallëri marrëdhënies në çift. Beqarët do të tregohen tepër të rezervuar dhe mund të refuzojnë disa ftesa interesante. Mos lejoni që turpi apo pasiguria t’ju pengojnë. Në planin financiar, fati do të jetë në anën tuaj dhe gjërat pritet të ecin mirë.
♋ Gaforrja
Do të jeni veçanërisht sensualë dhe të përkushtuar ndaj partnerit. Ai do të ndihet i vlerësuar dhe mund t’ju surprizojë me një propozim emocionues. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në hapat që ndërmarrin, në mënyrë që të mos zhgënjehen. Financat do t’i menaxhoni me maturi dhe nuk do ta lejoni veten të bëni shpenzime të panevojshme.
♌ Luani
Atmosfera yjore nuk do të jetë shumë e favorshme në dashuri. Mund të lindin debate të forta me partnerin dhe kjo mund t’ju bëjë të preferoni pak distancë. Beqarët do të jenë në kërkim të personit të duhur, por nuk do ta kenë të lehtë ta gjejnë. Në aspektin financiar do të merrni masat e duhura për ta ruajtur stabilitetin dhe do të ndiheni më të qetë gjatë kryerjes së shpenzimeve të nevojshme.
♍ Virgjëresha
Ata që janë në një lidhje do të përjetojnë një ditë të bukur dhe plot emocione. Mos i mbani për vete ndjenjat, pasi shprehja e tyre do ta forcojë edhe më shumë marrëdhënien. Beqarët do të vazhdojnë kërkimet për dashurinë e madhe, megjithëse mund të mos e gjejnë ende personin e duhur. Në planin financiar priten lajme të mira dhe mundësi për të shlyer edhe disa detyrime të mëparshme.
♎ Peshorja
Planetët do ta bëjnë më të bukur jetën tuaj në çift. Do të keni mundësi të sqaroni disa hatërmbetje të së kaluarës dhe të hapni një kapitull më të qetë në marrëdhënie. Beqarët duhet të shmangin rreziqet e panevojshme dhe të mos marrin vendime të nxituara. Financat do të jenë relativisht të qëndrueshme, por mendohuni mirë përpara çdo shpenzimi.
♏ Akrepi
Të dashuruarit do të komunikojnë më hapur me njëri-tjetrin dhe do të vendosin në vend disa çështje që kanë mbetur pezull. Është koha për të mos i lënë problemet në dorë të kohës. Beqarët mund të tërhiqen fort nga një person që tashmë është në një lidhje, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos lënduar veten. Financat do të sjellin disa vështirësi dhe mund t’ju duhet të kërkoni ndihmë.
♐ Shigjetari
Kjo do të jetë një ditë e veçantë për çiftet. Partneri mund t’ju surprizojë me një propozim të papritur, të cilin ka shumë gjasa ta pranoni menjëherë. Beqarët do të vazhdojnë të ëndërrojnë për dashurinë ideale, pa kuptuar se personi i duhur mund të jetë shumë më pranë tyre nga sa mendojnë. Në planin financiar mund të ketë zhvillime të paparashikuara, ndaj tregohuni të kujdesshëm.
♑ Bricjapi
Për shumicën e çifteve kjo e shtunë do të kalojë pa probleme, ndërsa disa mund të përballen me debate të forta. Kujdesuni të mos lejoni që tensionet e momentit të dëmtojnë marrëdhënien. Beqarët mund të nisin një histori dashurie mbresëlënëse që do t’ua ndryshojë këndvështrimin. Financat do të mbeten të paqëndrueshme, ndaj shmangni shpenzimet e mëdha.
♒ Ujori
Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me ngjyra, emocione dhe momente të veçanta. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë atmosferë, pasi periudha të tilla nuk vijnë gjithmonë. Beqarët do të kërkojnë lidhje serioze dhe do të shmangin aventurat kalimtare. Në planin financiar situata do të jetë e paqartë dhe mund të hasni vështirësi edhe me shpenzimet e domosdoshme.
♓ Peshqit
Jupiteri do të jetë në krahun tuaj dhe do t’ju ndihmojë të krijoni një atmosferë të ngrohtë në çift. Do ta keni më të lehtë të flisni edhe për çështje delikate dhe të forconi lidhjen me partnerin. Beqarët mund të ndiejnë papritur emocione të forta për një person që e njohin prej kohësh, madje mund të zbulojnë edhe një përputhje të veçantë mes tyre. Financat do të jenë të favorshme dhe nuk priten vështirësi të mëdha.
(Unaza Online)



