Erdogan shpall plan të ri për shkencën dhe teknologjinë

spot_imgspot_img

Turqia ka njoftuar një program të ri për forcimin e kapaciteteve të saj në shkencë dhe teknologji. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se vendi do të përzgjedhë 550 studentë doktorature për trajnim në fusha strategjike,
transmeton gazeta “Unaza Online”.

Programi do të përfshijë 20 universitete kërkimore, ndërsa fokusi do të vendoset te fusha si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe teknologjitë e çipave.

Sipas planit, synimi është që gjatë pesë viteve të ardhshme të krijohet një grup prej rreth 3,000 studiuesish të rinj, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e ekosistemit shkencor dhe teknologjik të Turqisë.

Ankaraja po e sheh zhvillimin e teknologjive strategjike si një element të rëndësishëm për konkurrueshmërinë ekonomike dhe pavarësinë teknologjike të vendit.

Në një periudhë kur inteligjenca artificiale dhe prodhimi i çipave po konsiderohen ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë globale, Turqia synon të rrisë kapacitetet e saj njerëzore dhe kërkimore në këto fusha.

(Unaza Onlline)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img